Kosova
Bislimi: Serbia, e interesuar vetëm për Asociacionin
Në Bruksel ka përfunduar takimi trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, ndërmjetësit evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit trepalësh, ka thënë se Serbia ishte e interesuar për vetëm një pikë të marrëveshjes bazike, e cila është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimi. Por Petkoviq ishte i interesuar vetëm për një pikë që nënkuptom aprovimi i draftstatutit evropian”, tha Bislimi, transmeton RTK, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se pala tjetër ka thënë se mund të diskutohet për pika të tjera, por pasi të ecet përpara me zbatim të Asociacionit, derisa ne kemi pasur propozime për secilën pikë dhe është e rëndësishme që marrëveshja bazike të pranohet në plotni.
“Plani i sekuencimit të jetë gjithëpërfshirës, pasi s’mund të dizajnojmë 10 plane të sekuencimit. Kërkesa e Lajçakut është që deri më 18 korrik të dërgojmë komentet tona me shkrim për këtë marrëveshje, propozimet do të bëhen të njohura edhe për palët dhe kjo do të tregojë se Serbia nuk do ta respektojë marrëveshjen”, ka thënë Bislimi pas takimit.
Ndërkaq për marrëveshjen për energjinë, Bislimi nënvizoi se ka dyshime se Elektroseveri po shkel marrëveshjen, duke thënë se po përdor termin Kosovska Mitrovica, që është term jokushtetues.
“Marrëveshja për energjinë po ec më ngadalë sesa kemi pritur. Ka dyshime për shkelje nga ‘Elektroseveri’. E përdor termin ‘Kosovska Mitrovica’ që është term jokushtetues”, tha Bislimi.
Tutje, Bislimi në takimin me Lajçakun tha se ka diskutuar, veç tjerash, edhe për persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës, si dhe për çështje të tjera.
Bislimi më tej shtoi se është diskutuar edhe për hapjen e dy vendkalimeve të reja kufitare me Serbinë, ndërsa është kërkuar që të hapen edhe dy shtesë, gjatë sezonit së verës.
Ndryshe, takimi i sotëm, që zgjati më shumë se 6 orë, nisi me takime bilaterale, ndërsa u përmbyll me atë trilateral. Vazhdimi i procesit mbetet tek përpjekja për të gjetur rrugën përpara në arritjen e dakordimit rreth formalizimit dhe planit të sekuencimit për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike, të cilën BE-ja e ka shpallur si ligjërisht të obligueshme në tërësinë e saj dhe aneksit të zbatimit, që pikë fillestare duhet ta ketë formalizimin e marrëveshjes mes palëve.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca