Lajme
Vodhi 180 kilogramē djathë, polici gjerman humb vendin e punës
Pas një aksidenti, një oficer policie gjerman vodhi rreth 180 kilogramë djathë ”Cheddar” nga një kamion i përmbysur dhe si pasojë humbi vendin e punës.
Gjykata e Lartë Administrative e Rheinland-Pfalz hodhi poshtë ankesën e policit, që do të thotë se dënimi i tij i mëparshëm qëndron.
”Oficeri i policisë kishte punuar në policinë e autostradës dhe ishte dashur të vëzhgonte vendin e aksidentit, por jo të kryente këtë gjest”, theksoi gjykata, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Ai kishte shkuar me autobusin e policisë te kontejneri i dëmtuar dhe i kishte kërkuar punonjësit të një kompanisë që t’i dorëzonte disa pako me djathë.
Ai vodhi gjithsej nëntë pako djathë, secila me peshë 20 kilogramë, me vlerë 554 euro (594 dollarë).
Në apel, oficeri deklaroi se djathi praktikisht nuk vlente asgjë dhe se kishte dashur ta shpëtonte atë nga shkatërrimi dhe se ai vetë nuk hante fare djathë.
Gjykata kishte një mendim tjetër: polici kishte kryer një vjedhje gjatë detyrës me uniformë dhe me armën e shërbimit.
“Me këtë sjellje, i pandehuri ka dëmtuar rëndë reputacionin e policisë së vendit”, theksoi gjykata./
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor