Futboll

Flet babai i Mirlind Dakut për kthimin e tij te ekipi në Rusi

Mediat ruse po vazhdojnë të shkruajnë për Mirlind Dakun dhe të ardhmen e tij te Rubin Kazani.

Daku si reprezentuesi i Shqipërisë e shkaktoi skandal në Euro 2024.

Ai u dënua me dy ndeshje moslojë nga UEFA pasi me altoparlant nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve.

Ekipi i tij ka paralajmëruar dënimin edhe pse Daku në një intervistë të gjatë për një medium rus kërkoi falje dhe shprehur keqardhje për rastin e ndodhur pas ndeshjes me Kroacinë.

“Për katër apo pesë ditë djali im do të arrijë në lokacionin e Rubinit. Mirlindi nuk frikësohet të kthehet në Rusi. Ai ka kuptuar që ka bërë gabim. Pres që edicioni i ardhshëm të jetë më i miri në karrierën e djalit tim”, ka thënë Fehmi Daku për  “sport24.ru”.

Sipas mediave ruse, Rubin Kazani i ka përfituar 174 mijë euro nga UEFA për paraqitjen e Dakut në Evropian. Shifër të njëjtë ka përfituar edhe Lokomotiva e Moskës për paraqitjen e Mario Mitajt.

Gjithsej katër lojtarë të kampionatit rus ishin pjesë e Evropianit.