Lajme
Gjykata Federale vendos: Nuk dëbohet në Kosovë personi që ka vrarë gruan
Ai mund të dëbohej vetëm nëse Zyra Federale e Drejtësisë do të siguronte që ai të trajtohej në sistemin penal të Kosovës siç kërkohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/08/gjykata-federale-penale-bellinziona-587x385.jpg)
Rreth 15 vjet më parë, një 41-vjeçar kishte qëlluar për vdekje gruan e tij në Riniken, pranë qytetit Brugg të Kantonit Aargau. Në vitin 2013 ai ishte dënuar me 20 vjet burgim, transmeton albinfo.ch. Tani, personi i dënuar është mbrojtur me sukses nga detyrimi për të vazhduar vuajtjen e dënimit në Kosovë.
Në prill të vitit 2009, kosovari kishte vrarë gruan e tij 35-vjeçare në stacionin e autobusit përballë postës në Riniken me disa të shtëna. Aktit të përgjakshëm i ka paraprirë një dramë e gjatë në lidhjen mes tyre, shkruan Aargauer Zeitung. Nga procesi gjyqësor del se gruaja, nënë e tre fëmijëve të përbashkët, donte të ndahej nga bashkëshorti, i cili nuk donte të pranonte një gjë të tillë.
Gjykata Federale Penale tani ka vendosur në favor të vrasësit, tashmë 56-vjeçar.
Në vendimin e saj të datës 12 qershor 2024, Gjykata deklaron se personi mund të deportohej në Kosovë vetëm nëse Zyra Federale e Drejtësisë do të siguronte që ai të trajtohej në sistemin penal të Kosovës siç kërkohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se kjo nuk mund të sigurohej, i dënuari tani mund të vazhdojë në Zvicër vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit me burg.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Administrata në Gjilan zgjat orarin e punës për bashkatdhetarë Administrata e Komunës së Gjilanit ka zgjatur orarin e punës në shërbimet e gjendjes civile dhe...
-
Dhunoi dhe abuzoi seksualisht vajzën e tij, shqiptari dënohet me 20 vjet burgim në Francë
-
Mbrojtësi shqiptar firmos kontratë profesionale me Arsenalin
-
Ngjitet në telat elektrikë të trenit, plagoset rëndë kosovari 14-vjeçar
-
Cyrih: Shoqata Kulturore “Bashkimi”, pjesëmarrëse në Trachtenfest dhe Trachtenumzug
Jeta në Zvicër
-
Katër kilometra bllokim trafiku përpara Gotthard-it Të dielën një kolonë e gjatë u formua përpara portalit verior Gotthard. Drejtuesit duhet të jenë...
-
Deri në 58 mm shi për metër katror kanë rënë në Zvicër në 24 orë
-
Raketa evropiane Ariane-6 do të niset në hapësirë, me bashkëpunimin zviceran
-
Autoritetet e Gjenevës paralajmërojnë ndalimin e notit në Rhone
-
Seksionet e mbyllura të autostradës A13 dhe Simplon Pass do të rihapen