Futboll
Xhaka tremb Zvicrën, mesfushori mund të mos luajë kundër Anglisë
Frikë tek Zvicra, Xhaka i nënshtrohet rezonancës magnetike
Zvicra sfidon anglezët në Europian, në ndeshjen që do të luhet vetëm pas pak ditësh. Lajme të këqija vijnë nga kampi i zviceranëve, teksa së fundmi ka shfaqur probleme Granit Xhaka, përcjell albinfo.ch.
Për mesfushorin me origjinë shqiptare ende nuk dihet nëse do jetë apo jo në fushë, e vërteta do të mësohet vetëm pas analizave mjekësore përkatëse.
“Ne praktikuam gjuajtjet e penalltive para ndeshjes me Italinë. Në përpjekjen time të parë, ndjeva diçka në kofshën e majtë. Kjo është arsyeja pse unë anashkalova stërvitjen të enjten. Të premten në seancën e fundit stërvitore gjithçka ishte sërish mirë. Por, në lojë ndaj Italisë e ndjeva sërish pas 15 minutash. Fatmirësisht kemi mjekë shumë të mirë që më dhanë diçka për të. Isha në gjendje të luaja të gjithë ndeshjen më pas, gjë që ishte e rëndësishme për mua. Do t’í nënshtrohem një rezonace magnetike për të parë saktësisht se çfarë kam. Por unë kam shtatë ditë tani për të trajtuar gjithçka”, tha ai.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun