Lajme
Mërgimtarët nga sot mund të marrin policat e sigurimeve falas në kufi
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2023/07/kolona-mergimtaret-010822-kufiri-merdare-587x391.jpg)
Nisur nga sot (01.07.2024) të gjithë mërgimtarët që hyjnë me automjete në Kosovë mund t’i marrin në kufi policat e sigurimeve.
Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jokomerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.
“Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshme prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet e tjera, siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, ka njoftuar Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.
Dy vjetët e kaluar Qeveria e Kosovës po ashtu ka subvencionuar policat e sigurimeve për mërgimtarët, megjithatë, ata është dashur të paguajnë një herë e pastaj t’iu kompensoheshin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ngjitet në telat elektrikë të trenit, plagoset rëndë kosovari 14-vjeçar Mjekët e urgjencës zbuluan se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur....
-
Cyrih: Shoqata Kulturore “Bashkimi”, pjesëmarrëse në Trachtenfest dhe Trachtenumzug
-
Kurti në Izmir pritet nga kryetarja me prejardhje shqiptare
-
Elbenita Kajtazi, paraqitet në Operën e Cyrihut me shfaqjen “Turandot”
-
E reja shqiptare që solli shoqet zvicerane në Kosovë, befasohen nga mikpritja
Jeta në Zvicër
-
Seksionet e mbyllura të autostradës A13 dhe Simplon Pass do të rihapen Stuhitë masive të kohëve të fundit shkaktuan një rrëshqitje balte dhe rrënojash, të cilat shkatërruan një...
-
A13 përsëri në rrezik, udhëtimi në jug nuk rekomandohet
-
Nisma e gjithëpërfshirjes ka të gjitha nënshkrimet
-
Evakuime në Ticino, pas paralajmërimeve për stuhi në fundjavë
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaft të ngrohta për të notuar në to?