Futboll
Italia, me ndryshime para ndjeshjes me Zvicrën
Legjenda e Italisë paralajmëron Spallettin: Koha për të ndryshuar
Trajneri Luçiano Spalletti ka disa dyshime para sfidës së 1/8-ave të Europianit ndaj Zvicrës. Tekniku italian doli me shumë dyshime sesa siguri nga ndeshja e fundit e grupit kundër Kroacisë.
Sulmi i rindërtuar nuk solli rezultatin e pritshëm, mbrojtja kishte pasiguri, ndërsa mesi i fushës çaloi në ndërtimin e aksioneve.
Kësaj i shtohet edhe skualifikimi i Riçardo Calafiorit, autor i asistimit vendimtar për Mattia Zaçagni ndaj kroatëve. Ka disa dyshime për trajnerin Spalletti, i cili duhet të shpikë formacionin që do të hedhë në fushë.
Gentile: Kjo skuadër zvicerane është e fortë dhe do të jetë e vështirë për t’i mposhtur. Ata janë të fortë fizikisht dhe taktikisht. Kanë një lojtar kyç, Ndoye, i cili mund të na dëmtojë dhe një partneritet në mesfushë, Freuler dhe Xhaka, që dikton tempin. Megjithatë, ne kemi potencial superior, edhe pse ende shumë të pashprehur. Duhet të luajmë më shumë, t’u lëmë më pak hapësirë rivalëve dhe të mbajmë në një linjë më të lartë. Unë mendoj se është koha për disa ndryshime, si aktivizimi i Fagioli-t. Nuk e di nëse do të takohemi me Anglinë nëse kualifikohemi, por nuk do të shqetësohesha shumë për këtë në atë rast. Ata kanë qenë zhgënjyes deri më tani. Nuk është asgjë në krahasim me Spanjën.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë