Lajme
Gjenevë: Ekspozitë nga artistja shqiptare R.C.Anaider
Artistja shqiptare R.C.Anaider vjen me eskpozitën e saj të radhës në Galerinë Bolero, në Gjenevë të Zvicrës. Ekspozita «Artistes d’ici» e organizuar me mbështetjen e Bashkisë së Versoix, u çel zyrtarisht me një ceremoni hapjeje në datën 21 qershor. Kjo ekspozitë vjen në Galerinë prestigjioze të arteve Bolero dhe bashkon artistë të fushave dhe mediumeve të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 8 shtator dhe hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit. Adresa: Chemin Jean-Baptiste Vandelle 8, 1290 Versoix, Zvicër. E martë -e diel, 15h – 20h.
R. C. Anaider është një artiste abstrakte ekspresioniste, shkrimtare dhe poete, që jeton në Gjenevë të Zvicrës. Ajo ka lindur në Shqipëri, ku zbuloi dhe filloi qysh në moshë të re rrugëtimin e saj si poete dhe më vonë si shkrimtare. Ajo është autore e vëllimit poetik “Nuk luaj me detin tim” dhe e romanit “Shpellat”.
R. C. Anaider duke pasur si frymëzim kryesor dashurinë, shpalos talentin e saj si një artiste abstrakte, ku bie në sy koloriti tejet i larmishëm, simbolika e gdhendur prapa shtresave të trasha të bojës, të cilat përçojnë mesazhe të panumërta dhe pasqyrojnë botën e pasur të autores, duke na dhuruar me çdo vepër të saj një copëz nga universi i saj i pafund. E shtyrë nga fuqia magjike e dashurisë, dritës dhe bukurisë, dhe duke dëgjuar intuitën dhe zemrën e saj, përmes veprave të saj artistike, Anaider krijon një lidhje të veçantë me ndërgjegjen dhe nënndërgjegjen e saj, me botën e saj të brendshme dhe të jashtme, duke synuar të përhapë energji pozitive, besim dhe lumturi.
R. C. Anaider ka pasur tashmë disa ekspozita në Zvicër dhe më gjerë, si dhe ka marrë pjesë në Panaire ndërkombëtare të artit, midis të cilave mund të veçohet Montreux International Art Gallery 2022 dhe Lausanne International Art Fair 2023. Përveç ekspozitave të ndryshme kolektive brenda dhe jashtë Zvicrës, artistja ka organizuar edhe disa ekspozita personale të suksesshme, ndër të cilat mund të veçojmë: ekspozitën “Katarsis” në Gjenevë më 2023, ekspozitën “Gjurmët e dashurisë» në Morges në Galerinë e arteve Linea në 2023, ekspozitën “Pëshpërima e Paqes” të organizuar në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë më 2023, ekspozitën «Lundro me art» në Lucid Studio, 2024.
C. ANAIDER
E-Diaspora
-
Mërgimtarët nga sot mund të marrin policat e sigurimeve falas në kufi Nisur nga sot (01.07.2024) të gjithë mërgimtarët që hyjnë me automjete në Kosovë mund t’i marrin...
-
Bilanc pozitiv i festës “Albanifest” në Winterthur
-
Ku janë dhe ç` bëjnë mërgimtarët e moçëm në Zvicër
-
Tre breza të shqiptarëve në Zvicër: Dikur krahë pune, e sot…?
-
“Bashkimi” nga Usteri, pjesë e paradës së kostumeve tradicionale zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Credit Suisse nuk ekziston më si entitet legal në Zvicër Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, ka bërë një hap vendimtar përpara në integrimin e...
-
Klientët e Swisscom do të paguajnë më shumë për internet, telefon dhe TV
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Situata në Ticino mbetet e rëndë, disa fshatra pa ujë dhe rrymë
-
Cyrih: Për shkak të ujit të ftohtë, shtyhet kalimi me not i liqenit