Futboll
Granit Xhaka, afër rekordit në Euro 2024
Xhaka me më shumë se 100 ndeshje për skuadrën zvicerane
Granit Xhaka nuk po ngopet, transmeton albinfo.ch.
Kapiteni i Zvicrës duket se nuk është lodhur dhe këtë po e tregon edhe në EURO 2024, pas një sezoni ku ka luajtur deri në 50 ndeshje me Bayer Leverkusen, ku fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, duke humbur vetëm ndeshjen finale të Ligës së Evropës.
Finalja ishte një zhgënjim i vogël, por mesfushori shqiptar i Zvicrës po vazhdon të luftojë për një vit historik dhe dëshiron të mbyllë me sukses edhe Euro 2024.
Mesfushori 31-vjeçar, me më shumë se 100 ndeshje për skuadrën zvicerane dhe kapiten që nga viti 2018, ka marrë pjesë në gjashtë turne të mëdha (duke filluar nga Kupa e Botës 2014 në Brazil).
Ai nuk është vetëm një pjesë kyçe për Zvicrën, por gjithashtu dallohet individualisht për përqindjen e tij të pasimeve (86.6%), numrin e vjedhjeve të topit (8) dhe pasimet kyçe (6).
Për të gjitha këto arsye, UEFA e ka shpallur MVP në dy nga tre ndeshjet në fazën kualifikuese: kundër Hungarisë dhe Gjermanisë.
Nuk është hera e parë që Xhaka merr këtë çmim; ai ka fituar pesë herë çmimin MVP në karrierën e tij të gjatë me Kombëtaren e Zvicrës.
Nga 11 ndeshjet e tij në Kampionatet Evropiane, Xhaka është shpallur lojtari më i mirë në pesë prej tyre, duke iu afruar rekordit të Cristiano Ronaldos dhe Andres Iniestas, që kanë nga gjashtë të tilla.
Një nga synimet e Xhakës është të luajë në çerekfinale të turneut. Lojtari i Bayern Leverkusenit u largua i “zhgënjyer” nga përballja me Gjermaninë për shkak të golit në kohën shtesë nga Niclas Füllkrug, i cili e zbriti Zvicrën e tij në vendin e dytë dhe gjithashtu i detyroi të përballen me një kundërshtar më të fortë në 1/8.
Kampionia aktuale e Evropës, Italia, do të jetë një sfidë e radhës dhe e vështirë për zviceranët, që këtë vit duan diçka më shumë.
Në fakt, Italia është skuadra e fundit që i ka mundur në Euro 2024 (3-0), duke qenë rival në fazën e grupeve të turneut të mëparshëm evropian.
Spanja i mposhti në çerekfinale, pasi Zvicra eliminoi Francën me penallti në raundin e 1/16-tës. /Albinfo.ch
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun