Lajme
Murat Yakin: Zvicra ka shumë vetëbesim, jemi gati të përballemi me Italinë
Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka thënë se skuadra e tij ka shumë vetëbesim para ndeshjes ndaj Italisë, në fazën e 1/8 së finales së Kampionatit Evropian 2024, përcjell albinfo.ch.
Ky ballafaqim luhet të shtunën, nga ora 18:00, në Berlin.
“Do të luajmë për të avancuar. Nuk mund të themi se jemi favoritë, sepse luajmë kundër Italisë, por barazimi ndaj Gjermanisë na ka dhënë shumë vetëbesim dhe këtë nuk mund ta fshehim. I kemi ndjekur ndeshjet e Italisë me kujdes, kemi analizuar taktikat dhe strategjinë. Mezi presim të luajmë. Italianët janë të paparashikueshëm, por jemi të përgatitur. Edhe nga aspekti mental mund t’i mbijetojmë një ndeshjeje të tillë”, ka deklaruar ndër të tjera selektori i helvetikëve për mediumin “SRF” të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025