Kosova
Kombëtarja shqiptare kthehet në Tiranë
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në Tiranë pas përfundimit të rrugëtimit në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë u nisën mesditën e sotme nga aeroporti i Dyseldorfit për të mbërritur rreth orës 15:30 në Rinas.
“Së bashku me delegacionin shqiptar kanë udhëtuar edhe disa lojtarë drejt Tiranës, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve janë rikthyer në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Rrugëtimi dinjitoz i Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” u mbyll mbrëmjen e djeshme në “Dusseldorf Arena” pas disfatës në ndeshjen e fundit të grupit B ndaj Spanjës. Kuqezinjtë u përballën denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë, si Italia, Kroacia e Spanja dhe luftuan deri në fund për t’u kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Europian.
Për ta nuk kishte ndonjë pritje të organizuar. Por shumë tifozë kanë bërë fotografi me lojtarët dhe trajnerin Sylvinho.
Braziliani ka konfirmuar se do të mbetet në krye të Shqipërisë.
“I falënderoj futbollistët. Nuk ishte e lehtë. Ishin lojtarët e nivelit më të lartë. Kemi mësuar shumë. Kemi luajtur me tri Kombëtare shumë të forta. Është përvojë e jashtëzakonshme. Ishim në fushë me shumë lojtarë të rinj. Një përvojë shumë e bukur. Kemi përfituar shumë sa i takon përvojës. Kemi rrugë të gjatë përpara. Ka shumë lojtarë të rinj kështu që rruga duket e mirë. E kanë prezantuar shumë mirë vendin, kanë fituar përvojë, kështu që jemi në rregull. Natyrisht që unë jam pjesë e kësaj. Është gjë e bukur që prezantoj këtë vend”, ka thënë Sylvinho.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun