Shqipëria
“The Guardian” me shkrim promovues për Shqipërinë
Sipas “The Guardian”, Shqipëria është vendi që tregon se si nga turizmi ekoturistik i zonave të mbrojtura mund të përfitojnë vendasit, ndërsa vizitorët fitojnë përvoja të paharrueshme
Prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një tjetër shkrim promovues Shqipërisë bashkë me një thirrje për turistët britanikë për të eksploruar bukuritë e vendit tonë.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga “The Guardian”, ku Shqipëria përshkruhet si një vend me parqe kombëtare të jashtëzakonshme dhe një mozaik të traditave të mikpritjes lokale, transmeton albinfo.ch.
Sipas “The Guardian”, Shqipëria është vendi që tregon se si nga turizmi ekoturistik i zonave të mbrojtura mund të përfitojnë vendasit, ndërsa vizitorët fitojnë përvoja të paharrueshme.
“Kështu shkruan prestigjiozja britanike ‘The Guardian’ duke rrëfyer të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë si një thirrje për turistët britanikë që këtij vendi t’i eksplorojnë bukuritë e t’i rrokin shpirtin”, u shpreh Rama.
“The Guardian” nënvizon se vitet e fundit Shqipëria ka filluar të joshë adhuruesit e diellit në vendpushimet bregdetare, duke përfshirë Sarandën, Himarën dhe Vlorën.
“Destinacioni ballkanik është një vend me bukuri natyrore mbresëlënëse dhe rëndësi ekologjike, siç zbuloi vizita jonë”, shkruan prestigjiozja britanike.
“Itinerari i plotë përfshinte vizita në ujërat e kaltërta të liqenit të Komanit dhe lumit të qetë të Shalës, në veri të vendit, ideal për zhytje sublime. Gjithashtu, një shëtitje jo të detyrueshme në Mollë në ultësirën e Alpeve Shqiptare, në kryeqytetin Tiranë dhe në plazhin turistik të Vlorës”, shkruan ndër të tjera “The Guardian”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik