Futboll
Ramadani: Luajtëm me më të mirët në botë, faleminderit për përkrahje
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka reaguar pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024.
“Krenar që jam shqiptar!
I lumtur që isha pjesë e Shqipërisë në këtë rrugëtim në finalet e “Gjermani 2024”. Tre ndeshje, tre finale me tre nga ekipet më të mira të Evropës, dy prej të cilave janë shpallur edhe kampione Evrope dhe Bote. Luajtëm fort, si të barabartë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, duke treguar karakter në çdo sfidë. Faleminderit çunave, faleminderit stafit teknik dhe të gjithë stafit drejtues që ka qenë pranë nesh.
Një falënderim të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur në stadium, në çdo rrugë e shesh të Gjermanisë, si edhe çdo ditë në kampin tonë stërvitor.
Mbi të gjitha faleminderit Zotit!
Përjetë: Forca Shqipëri!”, shkruan Ramadani.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun