Lajme
Gjermania nis planet për “dëbimin” e disa azilkërkuesve
Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, shpreson se marrëveshjet për zhvendosjen e azilkërkuesve në vende të treta jashtë BE-së do të sjellin një ‘ndryshim të lojës’ në përballjen me trafikantët e qënieve njerëzore. Faeser vlerësoi edhe një herë përpjekjet konkrete, siç është nisma e Italisë për të dërguar mijëra azilkërkues në Shqipëri që, sipas saj, është kontribut në funksion të politikës evropiane të azilit, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, për Faeser-in, fakti që në Shqipëri sipas marrëveshjes me Romën është vendosur një kufi maksimal prej 3000 refugjatësh, do të thotë se kemi të bëjmë me një numër shumë të vogël në raport me flukset migratore drejt Europës Perëndimore. Ajo gjithashtu vuri në dukje se përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka punuar për 18 muaj për të zbatuar një marrëveshje të ngjashme për dërgimin e refugjatëve në Ruandë, ende nuk kanë prodhuar një model të qëndrueshëm.
Gjermania pretendon se përvoja e kushtueshme e Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën nuk ka qenë inkurajuese. Faeser përmendi mundësinë e procedurave më të shpejta të azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së si dhe një shpërndarje më të drejtë të refugjatëve midis vendeve të BE-së.
Faeser pret opsionet e mundshme ligjore për një marrëveshje azili nga palët e treta. Çështja se cili vend mund të jetë i përgatitur të pranojë azilkërkuesit nga Gjermania nuk është adresuar ende.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?