Lajme
Zvicër: Qeveria nis fushatën e saj në favor të reformës së pensioneve
Në raundin e tretë të referendumeve kombëtare, të planifikuar për 22 shtator 2024, qytetarët zviceranë do të votojnë për reformën e pensioneve profesionale, e njohur edhe si ‘shtylla e dytë’ në skemën e pensioneve të vendit, përcjell albinfo.ch.
Prej disa vjetësh, sigurimi i pensioneve profesionale ka qenë nën presion në rritje.
“Financimi i anuiteteve në pjesën e detyrueshme të sigurimit të pensioneve profesionale aktualisht është i pamjaftueshëm”, tha Këshilli Federal në një njoftim për shtyp.
“Nga njëra anë, fondet e pensioneve marrin kthime më të ulëta. Nga ana tjetër, jetëgjatësia po rritet dhe për këtë arsye pensionet duhet të paguhen më gjatë”.
Kjo reformë e propozuar nga qeveria parashikon masa për të forcuar financimin e pensioneve të ardhshme dhe për të përmirësuar mbulimin e personave që punojnë me kohë të pjesshme, si dhe atyre me paga të ulëta.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025