Shqiperia

Mbytet një person në plazhin e Velipojës

Mësohet se një person rreth moshës 70-vjeçare është mbytur në plazhin e Velipojës, përcjell albinfo.ch.

Ai ka humbur jetën teksa po lahej në Velipojë. 70-vjeçarin, shtetas malazez, e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë, të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë.

Dyshohet se 70-vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë, sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

“Rreth orës 15:05, shtetasi malazez R. B., 70 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë, e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës, teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.