Zhvillim
Calmy-Rey sërish në mbrojtje të Kosovës
"Nuk pendohem për angazhimin tim. Aspak. Sepse unë mendoj se rruga që çoi në pavarësi ishte e drejtë dhe e duhur, ndryshe nga ajo që ndodhi me Krimenë"
Gazetari i RTS-së (Radio televizioni zviceran), Julien Magnollay, ka bërë një intervistë me znj. Calmy-Rey dhe e ka pyetur nëse, duke u bazuar në situatën e vështirë që mbizotëron në Kosovë, ajo mendon se pavarësia e Kosovës ishte një gabim?
Intervista në fjalë fillon me një përshkrim pesimist mbi situatën e Kosovës. Sot mbushen shtatë vjet, ditë për ditë që Kosova shpalli pavarësinë e saj. Sot, vendi që dikur quhej kantoni i 27-të i Zvicrës, për shkak të numrit të madh të kosovarëve që jetojnë në Zvicër, përjeton një periudhë të vështirë. Korrupsioni i elitave, niveli i papunësisë, i cili prek më shumë se gjysmën e popullsisë: që nga fillimi i viti 2015 afro 50.000 kosovarë janë larguar nga vendi, gati 3% e popullsisë së saj. Në atë kohë, ish-këshilltarja federale, Micheline Calmy-Rey, pati luftuar shumë për pavarësinë e Kosovës, të cilën e pati njohur shumë shpejt.
A mendoni se mbështetja e pavarësisë së Kosovës ishte një gabim?
Micheline Calmy-Rey: Jo, sigurisht se nuk ishte gabim. Më kujtohet, më datën 17 shkurt 2008 unë isha në Wil, në Zvicrën lindore, kisha një takim me Misionin katolik shqiptar për të marrë pjesë në një meshë. Aty, duke zbritur nga treni, më priste prifti me lot në sy: “Sot Kosova u shpall e pavarur. Dhe sot ju jeni në praninë tonë, kjo është një shenjë nga qielli”. Dhe, përveç kësaj, unë kurrë nuk kam qenë në gjendje për t’i bindur kolegët e mi të Këshillit Federal që unë nuk e kam vendosur datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ishte një rastësi aq e madhe, sa që ata mendonin një gjë të tillë.
Kjo ishte për dje, por tani, shtatë vjet më vonë, shkalla e papunësisë është shumë e lartë, kemi të bëjmë me një eksod masiv, ju ende mendoni të njëjtën gjë? A nuk ishte një gabim?
Micheline Calmy-Rey: Pavarësia e Kosovës nuk është bërë falë një vendimi individual. Ajo ishte rezultat i një procesi të gjatë, i cili ishte organizuar nga Kombet e Bashkuara, i cili çoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Pavarësia nuk ishte një gabim për popullin e Kosovës, i cili kishte vuajtur shumë, i cili kishte qenë subjekt i dhunës. Shpallja e pavarësisë ishte një garanci për një formë të lirisë.
Ju jeni angazhuar për Kosovën. Ju keni qenë ministrja e dytë e Punëve të Jashtme që keni shkuar në Prishtinë pas shpalljes së pavarësisë. Retrospektivisht, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën vendi e gjen veten sot, a i jeni penduar për angazhimin tuaj?
Micheline Calmy-Rey: Nuk pendohem për angazhimin tim. Aspak. Sepse unë mendoj se rruga që çoi në pavarësi ishte e drejtë dhe e duhur, ndryshe nga ajo që ndodhi me Krimenë. Pavarësia e Kosovës është rezultat i një procesi të gjatë brenda OKB-së, ndërsa për Krimenë, për shembull, rasti është bërë Manu milatary, pavarësisht një procesi ndërkombëtar, a cilido qoftë ai.
Rusia ishte në mënyrë të qartë kundër pavarësisë së Kosovës. Ajo shpesh rikujton, kur kritikohet për veprimet e saj në Osetinë, më së fundmi në Ukrainë. A mendoni se njohja e Kosovës nuk përbën precedent të rrezikshëm?
Micheline Calmy-Rey:Gjykata e Drejtësisë ka vendosur ndryshe. Presidenti Putin e kishte kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, pasi ai pa dyshim ndryshoi mendjen e tij, pasi ai përsëriti argumentet për të justifikuar aneksimin e Krimesë. Përveç se, po përsëris edhe një herë, Krimeja nuk ka kaluar nga të gjitha proceset e Kombeve të Bashkuara që çuan në deklaratat e pavarësisë së Kosovës. Ndoshta rruga për pavarësinë e Kosovës ka bërë që Kosova nuk gjendet në një situatë të tillë sikur Ukraina.
Micheline Calmy-Rey: Në të njëjtën kohë. Kur ne shikojmë realitetin, papunësia e lartë dhe eksodi i Kosovës. A nuk është shtatë vjet pas një dështim?
Micheline Calmy-Rey:Çfarë është një dështim, është mënyra se si ky vend është duke u dirigjuar. Pavarësia e Kosovës nuk është një Shën i Bardhë që mund t’i dorëzohet një qeverie të zgjedhur të Kosovës. Këta njerëz tani duhet të përgjigjen për menaxhimin e tyre para popullit të tyre dhe para komunitetin ndërkombëtar, i cili i ka përkrahur ata dhe i cili u solli pavarësinë. Duke zgjedhur një qeveri, kosovarët kanë emëruar zyrtarë dhe këta përgjegjës duhet të vihen në pikëpyetje. Ata janë përgjegjës para popullit të tyre dhe bashkësisë ndërkombëtare. Dhe, në qoftë se nuk kanë bërë asgjë, ata duhet të përgjigjen për këtë.
A mendoni se Zvicra, e cila ka më shumë se 200,000 kosovarë, e cila ka edhe dis yje që kanë lindur prej këtij emigracioni, sikurse futbollisti Shaqiri, do duhej të bëjë më shumë?
Micheline Calmy-Rey: Unë nuk e di nëse Zvicra duhet të bëjë më shumë. Por unë mendoj se komuniteti ndërkombëtar, EULEX-i dhe BE-ja, ( e cila është shumë e përfshirë në Kosovë), ndoshta do duhej të ndryshojnë metodën me Kosovën për të siguruar që ky vend do të funksionojë ndryshe.
Të ndryshojë metodën? Kjo do të thotë?
Micheline Calmy-Rey:BE-ja është duke negociuar hyrjen e Serbisë në BE dhe çështja e Kosovës qëndron në vazhdën e këtyre negociatave si dhe marrëdhëniet e veçanta mes Serbisë dhe Kosovës. Unë mendoj se këtu BE-ja mund të tregohet më shumë e ashpër dhe e rreptë me mënyrën se si funksionon sot Kosova dhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, sepse edhe kjo është pjesë e problemit.
Ritranskrimi dhe përkthimi: albinfo.ch
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mund të ketë taksa edhe për biçikletat Qeveria zvicerane po shqyrton një taksë për biçikletat. Pritet që numri i njerëzve që përdorin biçikleta...
-
Gati 300 ilaçe tani janë më të lira në Zvicër
-
Ndalimi emergjent i Edelweiss gjatë ngritjes nga Cyrihu: Të dhënat e para për shkakun
-
A po e ndërpret Elon Musk tani marrëveshjen e avionëve F-35 me Zvicrën?
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës