Lajme
“Bombat e Zaevit, shkundin Maqedoninë”
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka hedhur edhe të ashtuquajturën “bomba e dytë”, ku tregon se si partitë e pushtetit kanë montuar procese gjyqësore dhe kanë emëruar gjyqtarë
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i partisë LSDM, ka vendosur të mos hesht përballë përgjimeve dhe presioneve politike që kanë ndodhur në Maqedonia nga partitë e pushtetit. Zaev tashmë ka hedhur edhe të ashtuquajturën “bomba e dytë”, ku tregon se si partitë e pushtetit kanë montuar procese gjyqësore dhe kanë emëruar gjyqtarë.
Sipas Zaev, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE dhe ajo e Ali Ahmetit, BDI kanë montuar vendime gjyqësore, kanë koordinuar shkarkime dhe emërime të gjykatësve. “Tani kemi të tjera. Kjo që do të dëgjoni tani është më shumë se përgjime”, deklaroi ai.
Lideri i LSDM-së, ka siguruar dëshmi ku shihet se Sasho Mijallkov i shërbimit informativ, bisedon dhe urdhëron Musa Xhaferin e BDI-së, të emërojë kryetarin e Gjykatës Supreme, ndërsa dëgjohet edhe zëri i ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska duke ndërhyn te Mihajllo Manevski ish-ministri i drejtësisë.
Gjithashtu lideri opozitar në Maqedoni përmend edhe shumë raste të tjera që diskreditojnë qeverinë maqedonase, sidomos për mbipopullimin e burgjeve, ndërhyrje direkte në sistemin gjyqësor si dhe burgimet e atyre qytetarëve që kanë mendime ndryshe nga qeveritarët.
Njohësit e çështjeve juridike, theksojnë se pas “shpërthimit të bombës së dytë” të liderit të partisë maqedonase në opozitë Zoran Zaev, besueshmëria e qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor është e kuptueshme se është “zero”.
Aleksandar Tortevki, i cili punon si avokat më shumë se dy dekada, për REL thotë se sistemi gjyqësor me vite kontrollohet nga një grup i caktuar i afërt me pushtetin, por audio-incizimet paraqesin dëshmi se në Maqedoni ka shumë procese gjyqësore të montuara.
“Bashkimi Evropian dhe Amerika kanë shpenzuar një mori mjetesh financiare për edukimim e prokurorëve publik dhe punonjësve në gjykata, duke i çuar disa herë në trajnime në SHBA, por ndërkombëtarët nuk mund të supozojnë se kot i kanë mësuar në seminare të ndryshme si të instalohet një sistem i pavarur gjyqësor, sepse është e pa imagjinueshme, që Ministria e Punëve të Brendshme t`i lajmërohet prokurorit publik për ta urdhëruar të anulojë një vendim gjyqësor”, thekson Tortevski.
Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka kërkuar që të kyçet faktori ndërkombëtar në zbardhjen e rastit “Puç”, që ka të bëjë me përgjimet.
“Brukseli duhet të angazhohet drejtpërdrejtë në menaxhimin e situatës së ndërlikuar në vend, nëpërmjet të angazhimit të një ekipi që do të vijojë dialogun politik në mes të partive politike si dhe menaxhimin e procesit të zbardhjes së aferës së përgjimeve”, thuhet në kumtesën me shkrim të kësaj partie.
Lëvizja Besa në opozitë, thotë se “shpërthimi i dy bombave” të Zaevit, ka nxjerrë në pah dy çështje thelbësore.
Afrim Gashi, thotë se me shpërthimin e bombës së parë sistemi i sigurisë ka rënë tërësisht ngase u bë e qartë se janë bërë përgjime në kundërshtim me ligjin dhe bomba e dytë e ka nxjerë në pah se sistemi gjyqësor kontrollohet nga aktorët politik dhe jo nga drejtësia.
“Dje e pamë shumë mirë se kush i ka vendosur, kush i jep urdhëra prokurorit, kush është ai që e urdhëron zëvendëskryeministrin shqiptar, kush i merr vendimet politike, dhe ato gjyqësore”, thekson Gashi.
Ndryshe, vetë kryeministri Nikolla Gruevski akoma nuk është deklaruar lidhur me “bombat e Zaevit”. Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të përgjigjet në detaje ndaj këtyre akuzave. Këto akuza kanë shqetësuar edhe diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Shkup.
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur