Kosova
Kurti u bën thirrje komuniteteve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikojnë për punësim në institucionet publike të Kosovës.
Kryeministri në një video ka pohuar se për mundësi të barabarta, duhet të shpërndahet barazia, transmeton albinfo.ch.
“U bëj ftesë të rejave dhe të rinjve, të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikoni në thirrjet e hapura për punësim në institucionet publike të Kosovës. Kontributi dhe pjesëmarrja e juaj në jetën institucionale është qenësore për shtetin, republikën, dhe shoqërinë tonë”, ka thënë Kurti.
Ai ka bërë thirrje për aplikim dhe po ashtu për çdo rast të diskriminimit ata të denoncojnë rastet.
“Takimet, bisedat e ndërveprimet e rregullta me ushtarë të FSK-së, policë të Kosovës, shërbyes civilë, e personel mjekësorë nga radhët e komuniteteve joshumicë, çdo ditë e më shumë ma thellojnë bindjen për kontributin qenësor që ata kanë për shteti, Republikën dhe shoqërinë”, ka pohuar kryeministri.
I pari i Qeverisë shtoi më tej “aplikoni në thirrjet e hapura për punësim, për mundësi të barabarta, le të shpërndajmë barazinë”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik