Futboll
Misioni i vështirë i kuqezinjve
Iberikët mund të quhen në plot kuptimin e fjalës një “mace e zezë” për Shqipërinë, që u ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka pësuar 31
Shqipëria do të ketë një mision tepër të vështirë të hënën në mbrëmje.
Pasi i duhet të mposhtë një nga skuadrat më të mira në planet për t’u kualifikuar në 16 Kombëtaret më të forta të Euro 2024.
Të besuarit e Sylvinhos, ndonëse të ndodhur në “grupin e ferrit”, janë ende në lojë për të kaluar fazën e grupeve dhe për të shkruar historinë.
Spanja, me potencialin e madh që ka dhe atë që ka treguar ndaj Kroacisë e Italisë, është një nga kandidatet për të fituar Evropianin në tokën gjermane.
Skuadra e Luis De la Fuentes është një nga tri skuadrat e vetme (+Gjermani e Portugali) që kanë marrë dy fitore në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve, shkruan Supersport, transmeton albinfo.ch.
Me kualifikimin e siguruar, spanjollët pritet të jenë më të lehtësuar e pa presionin e rezultatit apo kualifikimit. Diçka që djemtë kuqezi do të përpiqen ta shfrytëzojnë për të realizuar mrekullinë shqiptare në Dusseldorf.
Historia në përballjet me ekipin “La Roja” nuk është aspak pozitive. Pasi në të shkuarën jemi ndeshur në 8 raste me Spanjën, duke regjistruar po kaq humbje!
Iberikët mund të quhen në plot kuptimin e fjalës një “mace e zezë” për Shqipërinë, që u ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka pësuar 31. Ndeshja e fundit u regjistrua në datën 26 mars të vitit 2022 në Barcelonë, takim që vendasit e fituan 2-1.
Gjithsesi, thuhet se gjithnjë ka një herë të parë. Dhe, të gjithë në Shqipëri shpresojnë që ky të jetë rasti që ekipi kombëtar të marrë të parën fitore përballë Spanjës.
Një fitore krenarie dhe të paharrueshme, pasi bëhet fjalë për ndeshjen më të rëndësishme në histori për Shqipërinë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit