Futboll
Thirrjet antiserbe, UEFA heton tifozët shqiptarë dhe kroatë
Vendimi erdhi pas kërcënimit të bërë nga Federata Serbe.
UEFA ka nisur një hetim ndaj tifozëve të Shqipërisë dhe të Kroacisë për thirrjet antiserbe gjatë ndeshjes së tyre në Euro 2024 në Hamburg, më 19 qershor.
Federata Serbe e Futbollit bëri një ankesë zyrtare në institucionin europian të futbollit, ku kërcënoi se nëse nuk merren masa, do të tërhiqej nga kompeticioni.
Federata Serbe e Futbollit u penalizua nga UEFA pasi mbështetësit e tyre shfaqën një pankartë që “transmetonte një mesazh provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive” në sfidën kundër Anglisë dhe për hedhjen e objekteve brenda stadiumit në ‘Gelsenkirchen’.
Hetimi erdhi pasi Federata e Futbollit të Kosovës u ankua për “tifozët serbë”, që shfaqnin mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës” gjatë së njëjtës lojë.
Pjesë e hetimit do të jetë edhe festimi në fund të ndeshjes i Mirlind Dakut, i cili akuzohet për sjellje të papërshtatshme.
Vetë sulmuesi kuqezi kërkoi ndjesë për veprimin e tij në fund të sfidës ndaj përfaqësueses kroate.
“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona”, ishte reagimi i tij ne rrjetet sociale.
Në lidhje me ngjarjen, Federata e Maqedonisë së Veriut i kërkoi lojtarit të kërkonte falje publikisht.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë