Kuriozitete
Tesla Cybertruck është automjeti i ri elektrik në shërbim për policinë e këtij vendi

Mësohet se Policia e Dubait është krenare që ka në shërbim të saj një flotë të lakmueshme makinash.
Nga Ferrari te Bugatti, duke përfshirë Lamborghini Urus Performante dhe së fundmi një Tesla Cybertruck, garazhi luksoz i kësaj force policore i ka të gjitha, përcjell Telegrafi.
Sipas mediave të huaja, kamionçina elektrike nga Tesla, që i shërben Policisë së Dubait, përmban ngjyrat tradicionale të bardha dhe jeshile dhe shfaq logot e forcave të policisë.
Çfarë dihet deri më tani është se modeli 100% elektrik do të përdoret nga divizioni i turizmit, dhe për këtë arsye ai do të shfaqë modelin e ri në një nga vendet publike më të ngarkuara të Dubait, në Dubai Mall.
Kjo qendër tregtare është e dyta më e madhe në botë për sa i përket sipërfaqes totale.
Atje vizitorët do të kenë mundësinë të shohin Cybertruck dhe të bëjnë foto me modelin e ri të Policisë së Dubait.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?