Futboll

Laçi: Kundër Spanjës, do të japim maksimumin për një fitore

Shënuesi i golit të parë për Shqipërinë, Qazim Laçi barazimin kundër Kroacisë e ka cilësuar si arritje të madhe.

“Një arritje shumë e madhe të marrim një pikë në ndeshjen e sotme. Kundërshtari ishte shumë i fortë, por jam i kënaqur për të gjithë qunat që kanë dhënë maksimumin në fushë”, tha ai pas ndeshjes.

Tutje ai ka folur edhe për ndeshjen kundër Spanjës ku tha se do të kërkohet fitorja.

“Ndeshja me Spanjën do të jetë edhe më e vështirë. Por do të japim maksimumin për një fitore, që mund të na sigurojë kualifikimin. Kemi ndier përkrahjen e jashtëzakonshme të tifozëve. Ishin 90 minuta me ne, janë gjithnjë aty”, u shpreh ai.