EURO 2024

Kuqezinjtë nisen për në Hamburg, para përballjes me Kroacinë

Tashmë kombëtarja shqiptare është nisur për në Hamburg, aty ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, më 19 qershor. “Kuqezinjtë” do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore përpara përballjes me kroatët, e cila pritet të jetë vendimtare. Shqipëria humbi ndeshjen e parë ndaj Italisë, me shifrat 1-2. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Nedim Bajramin, kampionët e Evropës e kthyen rezultatin, përcjell albinfo.ch.

Pavarësisht kësaj, goli i Bajramit hyri në histori si goli më i shpejtë i shënuar në ndonjë kampionat evropian, vetëm në sekondën e 23-të.

Grupi B, i cilësuar si ‘grupi i ferrit’, kryesohet nga Spanja me 3 pikë, ndjekur nga Italia po me 3 pikë. Shqipëria dhe Kroacia renditen respektivisht në vendet 3 dhe 4, me zero pikë.