Shkurt.ch
Punëdhënësit ankohen për koston e “Iniciativës…”
Federata e Punëdhënësve të Zvicrës shpreh frikën se realizimi i plotë i iniciativës kundër migrimit masiv shkakton shpenzime shumë të mëdha burokratike. Sipas një studimi nga viti 2013, kostoja administrative për punësimin në Zvicër të një shtetasi të vendeve të BE-së ka qenë 25 franga. Për punësimin e një shtetasi jashtë BE-së kostoja ka qenë 500 franga.
Sipas kryetarit të federatës së përmendur Valentin Vogt, kostoja për një punësim të tillë në firmën e tij shkon deri në 2000 franga. Duke qenë se në nivel federal llogaritet të ketë 200 mijë kërkesa të tilla për punësim nga Evropa, kostoja mund të shkojë deri në 4 miliardë franga.
Madje edhe nën kushtet e uljes së kërkesave dhe nëse do të mundësohej një thjeshtëzim i theksuar i procedurës – që për Vogt është i pashmangshëm – e gjithë kjo do t`i kushtonte ekonomisë në mes 1 dhe 2 miliard franga më tepër se tash.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












