Lajme
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ngushëllon familjen Dalipi
"Komuniteti mjekësor në Zvicër humbi sot papritmas kolegun e nderuar, doajenin e psikiatrisë dhe psikoterapisë Dr.med. Sami Dalipin"
Dr. med. Sami Dalipi
(25.01.1962- 16.06.2024)
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ka shprehur dhimbjen e kolegëve me ndarjen nga jeta të Dr. med Sami Dalipit, psikiatër dhe psikoterapeut i vlerësuar lartë në komunitetin shqiptar të Zvicrës
“Komuniteti mjekësor në Zvicër humbi sot papritmas kolegun e nderuar, doajenin e psikiatrisë dhe psikoterapisë Dr.med. Sami Dalipin”.
Dr Samiu, arkitekti i mendjes dhe shpirtit njerëzor, ishte fanari që shoqëroi shumë njerëz në rrugën e tyre drejt mjekimit. Me aftësitë e tij të rralla bashkoi copat e thyera të shpirtrave të shumë pacientëve e sidomos pacientëve shqiptarë, të cilëve iu shërbeu me përkushtim të lartë e me profesionalitet të rrallë”, thuhet në letrën që LMSHZ i ka drejtuar familjes Dalipi dhe opinionit të gjerë.
Vepra dhe kontributi i tij shkencor do të mbesin të pashlyera si në analet e mjekësisë shqiptare në Zvicër, poashtu edhe në shkencën mbarëshqiptare.
Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen e thellë me familjen e tij, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e deshën dhe e respektuan Dr. Samiun.
Pusho në Paqe Dr. Sami. Qoftë i paharruar kujtimi për ty!
Nga: Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor