Lajme
Aksident në Greqi: Katër të vdekur, mes tyre një shqiptar
Si pasojë e një aksidenti në Ksanthi të Greqisë, katër persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar.
Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur në mes të një autobusi dhe një automjeti teksa pesë të rinj kishin udhëtuar nga Halkida për në Ksanthi, automjeti ka hyrë në anën e kundërt në rrugën Ksanthi – Kavalla dhe në kilometrin e 11-të është përplasur me autobusin e kompanisë “Spyros kai Xristos Tasios OE”, i cili për koicidencë transportonte punonjës të fabrikës ku kishin shkuar të rinjtë, transmeton albinfo.ch.
Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg ndërsa kanë humbur jetën katër udhëtarët e automjetit, mes tyre, Neldian Serjani, 27 vjeçari nga Shqipëria, shkruan TCH.
Nga përplasja e fortë janë lënduar lehtë edhe drejtuesi i autobusit dhe tre pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare, Pranvera Filja, 39 vjeçare nga Elbasani.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit