Futboll

Kuqezinjtë fillojnë stërvitjet për ndeshjen ndaj Kroacisë

Shqipëria rikthehet në fushë më 19 qershor, për takimin e dytë në Grupin B

Kombëtarja shqiptare e futbollit kreu vetëm një seancë stërvitore paraditen e sotme në qendrën stërvitore të Kaizeraut. Trajneri Sylvinho vendosi që ta ndante grupin në dy pjesë.

Futbollistët, të cilët luajtën titullarë në përballjen kundër “të kaltërve” u lanë që të punonin në palestër.

Ngarkesa fizike ka qenë e ulët, për t’i dhënë mundësi që të rifitojnë energjitë, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa pjesa tjetër e ekipit punoi në fushë. Për rreth 60 minuta futbollistët kryen përgatitje tekniko-taktike, ndërsa vëmendja e stafit teknik është te përballja e radhës kundër Kroacisë.

Shqipëria rikthehet në fushë më 19 qershor për takimin e dytë në Grupin B. Kuqezinjtë do të luajnë në “Volksparkstadion” të Hamburgut. Një tjetër test i vështirë për djemtë e Sylvinhos, që duan të harrojnë dështimin ndaj “të kaltërve”.