EURO 2024
EURO 2024: Serbëve nuk u lejohen flamuj me hartën e Kosovës, rebelohen mediat në Beograd
Federata serbe e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët serbë që të marrin me vete vetëm flamurin zyrtar të Serbisë dhe jo imazhe provokuese të tilla si me hartën e Kosovës.
“Në stadium nuk do të lejohen banderola, flamuj apo imazhe të tjera”, thuhet në një deklaratë të Federatës serbe të futbollit. Kaq ka mjaftuar që tifozët serbë, por edhe mediat e Beogradit të ‘rebelohen’ dhe të nisin një fushatë antishqiptare.
Ata akuzojnë UEFA-n dhe Gjermaninë organizatore, siç thanë, se po përdorin standarde të dyfishta.
“Shembull për këtë është ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, ku në tribuna u panë flamujt e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe organizatës terroriste ‘UÇK’”, shkruajnë media të shumta serbe.
B92-shi serb vazhdon me fjalë provokuese dhe ofenduese të drejtim të shqiptarëve. “Ne nuk na lejohet të përdorim p.sh. flamurin “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, e lëre më diçka më “të frikshme”, shkruan kjo media serbe.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha