Lajme

Samiti i paqes për Ukrainën refuzon të gjitha kushtet e vendosura nga Putin

Liderët e Italisë dhe Gjermanisë kanë refuzuar fuqishëm kushtet për një armëpushim të vendosura nga Vladimir Putin për të ndalur luftën në Ukrainë.

Reagimi vjen teksa 90 përfaqësues shtetesh të ndryshme të botës janë mbledhur në Zvicër për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje për ndalimin e konfliktit.

Kryeministrja italiane, Giorga Meloni, e quajti planin e presidentit rus “thjesht propagandë” dhe kërkoi tërheqjen e të gjithë ushtarëve rusë nga Ukraina.

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, refuzoi ofertën e Putinit, duke e konsideruar atë “paqe diktatoriale”, trsnsmeton A2, përcjell albinfo.ch.

Një deklaratë e lëshuar në samit konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe hedh poshtë pa mëdyshje çdo kërcënim bërthamor kundër Kievit. Putin në një qëndrim të fundit tha se do ulë armët nëse Ukraina pranon se 4 rajonet lindore tashmë i përkasin Rusisë.