Lajme
Gatishmëria për të ikur, më e shprehur te të rinjtë
Sipas rezultateve të anketës të vitit 2014, përqindja e individëve të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të migruar në njërën nga vendet e BE-së, ka shënuar një rritje prej 26 %
Një hulumtim i realizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ata persona që kanë të ardhura deri në 200 euro në muaj kanë gatishmëri dukshëm më të lartë për të migruar se ata me të ardhura 200 deri në 400 euro.
Siç thotë Arbëresha Loxha, nga ky grup, arsye kryesore e migrimit nuk është vetëm faktori ekonomik, por në radhë të parë humbja e besimit për zgjidhjen e çështjeve politike.
“Sipas rezultateve të anketës të vitit 2014, përqindja e individëve të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të migruar në njërën nga vendet e BE-së, ka shënuar një rritje prej 26 %, në krahasim me vitin 2012, përkatësisht është rritur nga 34 % në 43 %… Kështu që ikjet masive të cilat ne i kemi parë kohëve të fundit tregojnë se Kosova po eksporton pasuri dhe ky proces do ta varfërojë Kosovën”, thotë Loxha.
Delfinë Elshani, hulumtuese nga ky grup, tha se ata i rekomandojnë Qeverisë që të hartojë një fushatë vetëdijesuese për qytetarët lidhur me pasojat e migrimit.
“Qeveria duhet të fokusohet në hartimin e një fushate vetëdijësuese e cila mbështetet në një strategji substanciale dhe të vazhdueshme, me an të së cilës, qytetarët informohen në mënyrë më të detajuar lidhur me praktikat e bashkimit Evropian për migrimin si dhe pasojat që rrjedhin nga migrimi i parregullt”, tha Elshani për kosovapress.
Po ashtu, bazuar në këtë analizë, del se individët të cilët i takojnë grupmoshës 25-34 vjeç kanë gatishmëri më të lartë, ndërsa ata të grupmoshës 65 dhe më shumë kanë gatishmëri më të ulët për të migruar në krahasim me grupmoshën 15-24 vjeç.
Për këtë arsye, Elshani, mendon se duhet të shfrytëzohen më mirë mundësitë për punësim sezonal.
“Rekomandohet të shfrytëzohen më mirë mundësitë për punësim sezonal. Pra, Qeveria duhet të përmirësojë dhe zgjerojë marrëdhëniet me vendet e BE-së të cilët kanë nevojë për fuqi punëtore me kualifikime të ulëta dhe të mesme. Andaj, ministria e Arsimit duhet të fokusohet në ofrimin e shkollimit profesional afatshkurtër, me anë të së cilës adreson kërkesat e shteteve të BE-së, me të cilat Kosova ka ose do të nënshkruaj marrëveshje për punësim sezonal”, tha ajo, transmeton kp.
Rajonet me përqindje më të lartë të qytetarëve që kanë gatishmëri për të migruar janë Peja dhe Prishtinë, ndërsa qytetarët e rajonit të Prizrenit dhe Ferizajt kanë më pak prirje për të migruar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse