Shqipëria
Kombëtarja e Shqipërisë, gati për ndeshjen e parë në Euro 2024
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën pasditen e kësaj të premteje në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes debutuese në Euro 2024 që Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Italisë. Ky takim është planifikuar të nisë në orën 21:00, në stadiumin e Dortmundit.
Trajneri Silvinjo e nisi konferencën duke u shprehur se është i lumtur dhe një nder që do të jetë në krye të Shqipërisë në Kampionatin Evropian. Më pas tekniku brazilian foli për tre kundërshtarët e grupit, duke theksuar se është i vetëdijshëm për vështirësinë. Ai nënvizoi se djemtë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin për të përfaqësuar sa më mirë vendin në Evropian.
Gjithashtu Silvinjo vlerësoi ekipin e Italisë, duke u shprehur se janë të aftë për të fituar sërish Europianin. Trajneri i Kombëtares shtoi se Shqipëria do të zbresë në fushë për të luftuar dhe për të tentuar të marrë pikë në çdo ndeshje.
“Para së gjithash jam i lumtur që jam këtu, kemi pasur një garë të vështirë në kualifikuese dhe është nder të jem me Shqipërinë në Euro 2024. Më vjen keq që kapiteni Gjimshiti nuk ka luajtur në 2016, por më vjen mirë për mundësinë që tashmë është dhe e meriton. Ai na përfaqëson shumë mirë. Ne jemi në një grup shumë të vështirë, është një kompeticion i madh. Por, do të futemi për të garuar dhe për të luftuar për çdo pikë dhe për ta pasur një kampionat të mrekullueshëm. Do të jetë e vështirë ndaj Italisë, pas stërvitjes do të vendosim për formacionin, edhe pse është pothuajse i vendosur formacioni”, tha trajneri.
Ai është shprehur i lumtur që shqiptarët do të jenë në stadium.
“Ka shumë shqiptarë gjithandej nëpër botë. E dimë që ka shqiptarë në Gjermani, Itali, Zvicër, gjithandej. Është një përgjegjësi shumë e madhe për ne, që të përfaqësojmë këta njerëz që jetojnë anembanë. Kështu që do të jetë edhe më mirë në një stadium të mbushur, me ngjyrat kuqezi më së shumti”, u shpreh tekniku brazilian.
Sa i përket atmosferës para ndeshjes, Silvinjo tha se skuadra është shumë e motivuar. Djemtë janë të gatshëm dhe do jetë një ditë e mrekullueshme për të përfaqësuar vendin. Do jetë dita me më shumë emocione pas asaj ndeshje me Moldavinë. Do futemi në fushë për të dhënë më të mirën tonë.
Kapiteni Gjimshiti vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, për emrin dhe futbollistët që ka, teksa theksoi se është shumë e rëndësishme një nisje e mbarë e Kampionatit Europian, për të shpresuar në një rrugëtim të gjatë të Shqipërisë në këtë kompeticion.
“ Sigurisht që të tre ndeshjet janë shumë të rëndësishme, por nëse e nisim me këmbën e mbarë, mund të kemi në ndihmë dhe një motivim më shumë për të ecur përpara. Një rezultat pozitiv ndaj Italisë mund të jetë një shtysë më shumë për ndeshjet e tjera”, tha ai.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha