Integrimi
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit

Në 25 vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë, kanë kthyer sërish fokusin e mediave zvicerane tek zhvillimet që kanë karakterizuar këtë periudhë prej çerekshekulli shtetin më të ri të Evropës. Kosova, 25 vite pas luftës dhe raportet e saj me Zvicrën ishte tema e magazinës informative “10vor10”, që u dha në katër vazhdime. Emisioni më i shikuar i televizionit publik të Zvicrës SRF, i ka kushtuar kësaj teme një kronikë të gjerë, me përfshirje të anëve të ndryshme të jetës në Kosovë, ku dalin në pah si sukseset ashtu dhe problemet e shtetit të ri.
Kështu, në “episodin” e parë pasqyrohet fillimi i njohjes së Kosovës në Zvicër që daton së paku që nga fillimi i viteve `60 të shekullit të kaluar. Atëbotë, në Zvicër fillojnë të vijnë shqiptarët nga ish Jugosllavia, në kuadër të kontingjenteve të “gastarbajterëve”, punëtorëve fizikë të rekrutuar nga entet e punës, si punëtorë krahu. Kronika ndjek fatin e një gastarbajteri të tillë dhe të familjarëve të tij përgjatë më shumë se 40 viteve. Këtu gjejnë vend po ashtu edhe meritat e Zvicrës në proceset që sollën pavarësinë e Kosovës.
Në pjesën e dytë fokusi drejtohet tek shqiptarët e Zvicrës, me rrënjë nga Kosova të cilët kanë nisur një biznes në Kosovë. Përvojat e tyre i shpalosin Edi Musliu, filozof dhe biznesmen, Agnesa Aliu dhe Butrint Ajredini, të dy të rritur në Zvicër, që kanë hapur bizneset e tyre fitimprurëse në Kosovë. Ata, secili nga këndi përkatës rreshtojnë përparësitë që ka zhvillimi i afarizmit në Kosovë, sidomos në Prishtinë, një qytet që “vibron” dhe që karakterizohet nga një spontanitet e përzemërsi që, sipas tyre favorizon punën e tyre. Po kështu fjala i jepet edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili vë në dukje rëndësinë që ka Zvicra për zhvillimin e Kosovës, duke qenë partneri i dytë më i rëndësishëm ekonomik i saj.
Pjesa e tretë e kronikës mbi 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës u kushtohet dy personaliteteve me rrënjë nga Kosova, të pranishëm në skenën e kulturore të Zvicrës. Shqipe Sylejmani, një shkrimtare dhe moderatore tashmë e njohur, rrëfen për kohën kur, pasi kishte përjetuar shkatërrimin dhe dhunën në Kosovë, kishte ardhur si vajzë e vogël në Zvicër. Jeta në rrethin e ri kishte vështirësitë dhe sfidat e veta por Shqipja sot ka arritur të bëjë një emër në rrethet e këtushme kulturore. Dhe, ajo nuk e harron Kosovën: në pjesën më të madhe të letërsisë që ka krijuar ajo, bën pjesë Kosova, identiteti shqiptar i autores dhe në përgjithësi, problemi i identiteteve.
Taulant Gashnjani është një aktor komik, i bërë i njohur në Zvicër përmes videove ku ai trajton, sigurisht, nga ana komike, problemet me paragjykimet në mes të shqiptarëve dhe zviceranëve. Edhe ai flet për fillimet e tij në Zvicër, sharjet dhe etiketimet mbi baza etnike, që i është dashur t`i dëgjojë gjatë fëmijërisë etj.
Në episodin e katërt dhe të fundit, kronika e SFR merret me një zviceran që kishte braktisur karrierën diplomatike për të hapur një biznes në Kosovë. Fjala është për ish diplomatin Andreas Wormser, themelues dhe pronar i hotelit “Graçanica”, në Graçanicë, afër Prishtinës. Wormser pasi flet për synimet që kishte me hapjen e hotelit në një mjedis me potencial “shpërthyes” që ka ky regjion.
Lidhur me pritjet e tij si afrimi dhe paqja mes etnive, ai shprehet jo shumë optimist. Wormser madje ka vendosur që ta braktisë hotelin dhe të kthehet në Zvicër. Ai thotë se jeta në Kosovë vazhdon të karakterizohet nga tendosjet politike, pastaj problemet me burokracinë vazhdojnë të jenë aktuale etj. Wormser dhe organizata të ndryshme nga Zvicra kanë financuar një shkollë të muzikës për fëmijët romë në Plemetin të Obiliçit. Edhe ajo tani duhet të mbyllet, nga shkaku i mungesë së financave…
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër