Shqiperia

Piramida e Tiranës edhe me një çmim prestigjioz

Projekti i transformimit të Piramidës së Tiranës ka marrë një tjetër çmim prestigjoz nga juria e WAN Awards EMEA.

Juria e cilëson Piramidën e transformuar “një ‘projekt të guximshëm’, të hapur për publikun, i rrethuar nga një ansambël kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe përreth ndërtesës origjinale”, trnsmeton atsh përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, arkitektja e njohur Eva Jiricna, kryetare e jurisë së “WAN Awards EMEA” është shprehur për projektin: “Si e lindur në një vend, i cili ka kaluar përmes ngjarjeve të ngjashme historike dhe si dëshmitare e përplasjeve sa herë bëhet fjalë për trajtimin e ndërtesave të braktisura nga regjimi i mëparshëm, të urryera për disa dhe të admiruara për ca të tjerë, përgjigja është ta marrësh pak me humor. [Për Piramidën] …nuk ka më urrejtje, ka vetëm një zgjidhje zbavitëse, e dobishme, e nevojshme për jetën bashkëkohore, dhe shumë mirë e përdorshme nga kushdo (qoftë nga ata që e kujtojnë se çfarë simbolizonte ajo, qoftë nga ata që nuk duan t’ia dinë fare për të). Ju lumtë projektuesve për këtë zgjidhje kaq të mirë, për t’i treguar publikut se pak humor mund të shërojë edhe plagët më të thella.”, tha ajo.