Shqipëria

Kapet me drogë në vlerë 1 milion euro, arrestohet shqiptari në Itali

Një 41 vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë pasi u kap me 5.5 kilogramë marihuanë në furgonin me të cilin udhëtonte. Shqiptari tërhoqi vëmendjen pasi kishte ndaluar automjetin në një rrugë për të shmangur policët që kishin vendosur një postbllok.

Efektivët e policisë janë afruar pranë furgonit dhe pasi kanë vënë e nervozizmin e drejtuesit kanë ushtruar një kontroll në automjet, ku gjetën dhe sekuestruan 10 pako me marihuanë. Sipas mediave italiane, vlera e drogës llogaritet deri në 1 milionë euro.

Në pranga ka rënë edhe një tjetër person që ndodhej me shqiptarin në automjet.