Futboll

Xhaka, kapiteni dhe lideri i Zvicrës

Me Evropianin që është gati të fillojë, Granit Xhaka është gati të udhëheq Natin

Për Zvicrën do të jetë Evropiani i gjashtë në histori, derisa kapiten dhe lider është Granit Xhaka, shkruan albinfo.ch.

Xhaka ka 125 paraqitje me Natin, apo rekord. Ai ka debutuar për Zvicrën më 2011 dhe ka shënuar 14 gola.

Debutimi i tij ndaj Anglisë në kualifikimet për Euro 2012, që përfundoi 2:2.

Që nga atëherë, ka qenë pjesë e rregullt e Zvicrës, duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror, 2014, Evropianin më 2016, Botërorin më 2018, Evropianin 2020 dhe Botërorin më 2022.

Euro 2024 do të jetë një tjetër ngjarje e madhe që do të marrë pjesë Xhaka.

Graniti ka fituar dy herë titullin në Zvicër me Baselin, si dhe një herë Kupën. Një herë Kupën e Gjermanisë dhe një herë kampion me Leverkusenin.

Në Angli, ka dy Kupa FA me Arsenalin dhe dy Kupa Community Shield.

Tri herë është shpallur futbollisti më i mirë i Zvicrës, 2017, 2022 dhe 2023.