Lajme
Deputetët e SVP-së përleshen me policinë, u pengon pritja e kryeparlamentarit ukrainas
Aeschi dhe Graber u rezistuan urdhrave të policëve për të mos vazhduar tutje, me ç'rast ata i penguan fizikisht dy politikanët e SVP-së
Vizita e Presidentit të Parlamentit të Ukrainës Ruslan Stefanchuck në Pallatin Federal në Bernë ka çuar në një konfrontim midis oficerëve të policisë federale dhe dy deputetëve kombëtarë të SVP.
Policia mbylli për pak kohë shkallët e mëdha të parlamentit, të cilat deputetët Thomas Aeschi (kryetar i grupit parlamentar të SVP-së) dhe Michael Graber donin të përdornin në të njëjtin moment, transmeton albinfo.ch. Gazetat Tamedia citojnë dëshmitarët se Aeschi dhe Graber u rezistuan urdhrave të policëve për të mos vazhduar tutje, me ç’rast i penguan dy politikanët e SVP-së të shkonin më tej.
Aeschi ka shkruar në X se nuk mund të lejonte të ndalohej sepse puna parlamentare kishte përparësi ndaj vizitave shtetërore të huaja.
Eric Nussbaumer, kryetar i Këshillit Kombëtar, komentoi pas përleshjes në Pallatin Federal. Ai ka thënë: “Vlejnë rregullat tona të shtëpisë. Personeli i sigurisë jep udhëzime dhe udhëzimet e personelit të sigurisë duhet të ndiqen”.
Michael Graber ka thënë për Blick se ai ishte penguar me forcë të lëvizte lirshëm në Pallatin Federal.
Nuk është incidenti i parë në Pallatin Federal në të cilin përfaqësuesit e SVP kanë shkaktuar skandale në lidhje me Ukrainën: pothuajse saktësisht një vit më parë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj i qe drejtuar Parlamentit zviceran në një lidhje përmes videos, përcjell albinfo.ch. SVP kishte bojkotuar ngjarjen sepse e pa paraqitjen e Zelensky si një kërcënim për neutralitetin. Dhe ishte Thomas Aeschi që u përpoq të parandalonte paraqitjen paraprakisht.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën