Lajme
Djali i Bidenit shpallet fajtor për tri akuza
Hunter Biden, djali i presidentit të ShBA-së, Joe Biden, është shpallur fajtor për tri akuza, dy për deklarime të rreme dhe një për posedim të paligjshëm të armëve.
Sipas prokurorëve, Biden ishte tejet i varur nga droga kur e bleu revolen e tipit “revolver” në vitin 2018 dhe se qëllimshëm ishte përgjigjur me “jo” në pyetjen nëse ishte përdorues i drogës në një formular federal.
Djali i Joe Bidenit mund të përballet me një dënim prej 25 vitesh burgim, mirëpo siç shkruan Associated Press, shkelësit e këtij ligji për herë të parë nuk i afrohen maksimumit të dënimit, transmeton Albinfo.ch
Megjithatë, gjyqtarja Maryellen Noreika nuk e ka caktuar datën e shqiptimit të dënimit për djalin e presidentit të ShBA-së, Joe Biden, i cili tha se e pranon rezultatin.
“E pranoj rezultatin e kësaj çështje dhe do të vazhdojë të respektojë procesin gjyqësor. Jill dhe unë do të jemi gjithmonë aty për Hunterin dhe pjesën tjetër të familjes sonë me dashurinë dhe mbështetjen tonë. Asgjë nuk do ta ndryshojë kurrë këtë”, tha Biden./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?