Kosova
Kurti: S’kemi probleme me serbët, por me Serbinë që s’u distancua nga Milosheviqi
Së fundmi, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk ka problem me serbët lokalë në komunat veriore, por me Beogradin “që s’u distancua nga Milosheviqi i atëhershëm e as nga Putini i sotëm”, përcjell albinfo.ch.
Kurti është shprehur të martën se Kosova iu ka ofruar të drejta serbëve lokalë, duke iu mundësuar integrimin e plotë.
“10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe, 17 për qind e anëtarëve të kuvendeve komunale në të gjitha komunat janë serbë. Bashkëpunojmë mirë dhe kanë ministri për komunitete. E duam integrimin e serbëve në Kosovë. Kemi 4 për qind të popullatës serbe këtu, por kemi edhe pakica të tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë me komunitetetm të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve. Nuk mendoj se duhet të jetë ndarje etnike”, ka thënë kryeministri Kurti.
Sipas tij, qeveria serbe është problemi i raporteve.
“Problemi nuk është me popullin e fqinjit verior, por me Qeverinë e Serbisë. Aspak me serbët e Kosovës që po integrohen”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Refuzohet kërkesa për lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan Gjykata e Qarkut në Brugg e pati dënuar kosovarin me 20 vjet burgim për vrasje të...
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet
-
Mall e dhimbje në përkujtimin e Dr. Sami Dalipit nga miqtë dhe kolegët
-
2,700 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
-
Muzika e Linda Rukajt përplotëson festivalin “Kino Kosova” në Bernë
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen: Protestohet kundër kohës më të gjatë të mbylljes së dyqaneve Me një demonstratë para ndërtesës së qeverisë St. Gallen të hënën pasdite, sindikatat dhe shoqatat e...
-
Zvicra me superkompjuter të ri, i gjashti më i fuqishëm në botë
-
Qeveria zvicerane nuk do të verifikojë autenticitetin e nënshkrimeve për referendume
-
Zvicra ‘shpëton’ nga stuhia që tronditi Evropën
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet