Kosova
Hovenier: Dialogu duhet të përfundojë me njohje
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është sfidë që duhet të tejkalohet vetëm me njohje reciproke, përcjell albinfo.ch.
Në panel të samitit “The Western Balkans 2024” në Prishtinë, Hovenier ka thënë se është e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet që dy shtetet kanë arritur në kuadër të dialogut.
“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja reciproke në mes të dy shteteve”, ka thënë ai duke shtuar se çka do tjetër më pak nuk e përmbush vizionin për Evropë të plotë, të lirë, të begatë e në paqe.
Hovenier ka thënë po ashtu se “është e nevojshme që të ketë zbatim të plotë nga të dyja, Kosova dhe Serbia, të obligimeve në të cilat janë në këtë proces”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch. Lajmi...
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
-
Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e diasporës në Hamburg dhe Schleswig Holstein
-
Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë
-
Frankfurt, hapet panairi i librit, i pranishëm edhe shteti i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk i pranon të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë Zvicra mbetet joaktive kur bëhet fjalë për detyrimet e kujdesit të duhur për filialet. Ka kritika...
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve
-
Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi
-
Bisedimet me BE-në po shkojnë mirë, por ka disa pika të jashtëzakonshme
-
Partia kundër mbajtjes së Eurovizionit në Zvicër