Bota
Euro dobësohet ndaj dollarit, kjo është arsyeja
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e euros kundrejt dollarit amerikan.
Mëngjesin e së hënës, një euro ishte më pak se 1.08 dollar, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar ishte afër 1.09 dollar.
Analistët thonë se lëvizjet nuk duken të mëdha, por se pasqyrojnë mënyrën se si ndihen njerëzit në tregjet ekonomike, shkruan Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
“Rezultatet e zgjedhjeve në BE treguan rritje të mbështetjes për partitë e krahut të djathtë – gjë që edhe pritej – por elementi surprizë është se [presidenti i Francës, Emmanuel] Macron reagoi duke thirrur zgjedhje të parakohshme. Kjo gjë e bën tregun më nervoz”, tha për agjencinë Reuters Lee Hardman, analist i monedhës në kompaninë e shërbimeve financiare, MUFG.
Lëvizje të ngjashme u panë edhe në bursa, pasi aksionet e mëdha në të gjitha tregjet kryesore evropiane shënuan rënie.
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor.
Partitë e ekstremit të djathtë shënuan rritje në disa shtete të Evropës, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.
Në Francë, presidenti Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme, pasi partia e tij pësoi humbje të madhe kundrejt partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?