Lajme
Zhduket avioni që transportonte zv/presidentin e Malavit dhe 9 persona të tjerë
Një aeroplan që transportonte zëvendëspresidentin e Malavit, Saulos Chilima dhe nëntë persona të tjerë është zhdukur, thuhet në një deklaratë nga zyra e Presidentit.
Sipas mediave të huaja, që citojnë zyrën e Presidentit, avioni i Forcave të Mbrojtjes së Malavi “doli nga radari” pasi u largua nga kryeqyteti, Lilongwe, të hënën në mëngjes, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti urdhëroi një operacion kërkimi dhe shpëtimi pasi zyrtarët e aviacionit nuk ishin në gjendje të kontaktonin avionin.
Ai duhej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, në veri të vendit, vetëm pas orës 10:00 me orën lokale.
Pasi u informua për incidentin, presidenti i Malavisë, Lazarus Chakwera, anuloi fluturimin e tij të planifikuar për në Bahamas./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit