Futboll
UEFA njofton për shpërblimet për ekipet fituese nê ‘Euro 2024’
Federata Evropiane e Futbollit ka vendosur dhe shumat monetera me të cilat do të shpërblehen skuadrat kombëtare pjesëmarrëse në Evropianin “Gjermani 2024”.
UEFA ka vendosur që, për çdo fitore kombëtaret respektive do fitojnë nga 1 milion euro. Barazimi do të shpërblehet 500 mijë euro, për secilën skuadër. UEFA, për çdo ekip që kalon grupet do të ketë 1.5 milionë euro, ndërsa 2.5 milionë euro për çdo ekip që arrin në çerekfinale.
Gjysmëfinalistët do të shpërblehen me 4 milionë euro, ndërsa 8 milionë euro shkojnë për fituesin e Euro 2024. Vendi i dytë do “ngushëllohet” me 5 milionë euro. Skuadra kampione merr dhe 8 milionë euro. Kuqezinjtë në gupin B do sfidojnë emra si Italia, Spanja dhe Kroacia, teksa FSHF deri tani ka arkëtuar 9.25 milionë euro nga pjesëmarrja.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët