Lajme
Bashkë me votat e shqiptarëve në Austri, Lukas Mandl zgjidhet sërish deputet në Parlamentin Evropian
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka arritur të sigurojë edhe njëherë ulse në Parlamentin Evropian, raporton albinfo.at
Ndonëse partia e tij ÖVP kishte një rënie prej më shumë se 10 për qind, megjithatë kjo parti do të përfaqësohet me pesë deputet në Parlamentin Evropian.
Sipas burimeve jo zyrtare nga kampi i Lukas Mandl, bëjnë me dije për albinfo.at që sipas rezultateve të deri tashme, ai ka fituar mandatin për deputet, mirëpo nuk mund ta konfirmojnë deri ditën e mërkurë, kur pritet te dalin rezultatet zyrtare për secilin kandidatë, shkruan albinfo.at
Miku i shqiptarëve, Lukas Mandl për gjatë mandatit të kaluar ishte zëri kryesor në përkrahjen e të drejtave të shtetit të Kosovës për shumë çeshtje.
Austriaku kishte bërë thirrje në vazhdimësi për liberalizim të vizave të kosovarëve deri në finalizimin e saj.
Në këto zgjedhje si kurrë më parë, komuniteti shqiptarë në Austri ishte i bashkuar për të votuar Lukas Mandl, dhe duket se vota e tyre nuk shkoi huq.
Mandl, kishte mbajtur disa takime kudo nëpër Austri me komunitetin shqiptarë, ku kishte kërkuar mbështetje dhe votat e tyre.
Ky është mandati i tretë i tij në Parlamentin Evropian, aty ku është deputet që nga viti 2017.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha