Tematike
Zvicër: Fitojnë nismat “e djathta”, humbin të majtat dhe kantonet “latine”
E djathta ka dalë fituese kundrejt spektrit të partive të majta. Po ashtu, ka dalë në pah edhe kësaj radhe hendeku gjuhësor mes Zvicrës gjermane dhe asaj "latine"
Sot në Zvicër ishte ditë votimesh të 4 inisiativave popullore në nivel nacional dhe e një numri të madh syresh në nivele kantonale, shkruan albinfo.ch. Po kështu në këtë ditë janë bërë edhe zgjedhjet për disa qeveri komunash.
Kur jemi te votimet për katër nismat nacionale, rezultatet janë këto: Nisma e PS-së për lehtësimin e primit u refuzua më qartë se sa pritej me 55.5 përqind pa vota. 62.8 për qind e votuesve votuan kundër nismës së partisë Qendra (Mitte) për uljen e kostove, ndërsa Ligji për energjinë elektrike mori miratimin e qartë me 68.7 për qind vota pro. Ashtu siç pritej, nisma e ndalimit të vaksinimit të detyrueshëm nuk pati asnjë shans. 73.7 për qind e refuzuan atë.
Sipas mediave zvicerane, rezultatet lënë të kuptohet se e djathta sërish – sikur në shumicën e iniciativave, të viteve të fundit – ka dalë fituese kundrejt spektrit të partive të majta. Po ashtu, edhe hendeku gjuhësor mes Zvicrës gjermane dhe asaj frankofone gjegjësisht “latine”, ai që quhet “Röstigraben” ka dalë mjaft në pah edhe në votimet e sotme, shkruan albinfo.ch. Kjo shihet sidomos në dy votimet e sponsoruara nga e majta gjegjüesisht nga Qendra, atë për primet dhe tjetrën, për uljen e kostove. Po të ishte për kantonet latine këto dy nima do ta kishin fitoren të sigurt
Një po e qartë për zgjerimin e furnizimit me energji elektrike vendase
Zvicra do të vendosë rregulla për të gjeneruar më shumë energji të brendshme nga energjia diellore dhe e erës dhe do të thjeshtohet planifikimi i 16 hidrocentraleve, shkruan sda.ch. Elektorati e mbështeti qartë dekretin për mbulesën e energjisë, me 68.7 për qind që votuan pro.
Gjithsej rreth 1,717,400 votues kanë votuan Pro, sipas rezultateve nga kantonet. Rreth 781,800 e refuzuan propozimin. Pjesëmarrja në votime ishte 44.8 për qind. Miratimi i qartë i Dekretit – shpesh i quajtur edhe Akti i Energjisë Elektrike – ishte i dukshëm në sondazhet e votimit.
Ka mbizotëruar qëndrimi i mbështetur nga Këshilli Federal, Parlamenti, partitë kryesore dhe shoqatat e rëndësishme mjedisore. Fondacioni Franz Weber e ka luftuar propozimin me referendum, së bashku me një aleancë rreth Pierre-Alain Bruchez nga Neuchâtel dhe Shoqatës Zvicerane të Peizazhit të Lirë. Baza e SVP ishte gjithashtu kundër tij.
Të gjitha kantonet janë deklaruar për po, më së qarti Kantoni Basel-Stadt me 76.2 për qind. Propozimi mori gjithashtu shumë mbështetje nga kantonet frankofone, Gjenevë dhe Vaud me përkatësisht 75.2 dhe 73.5. Mbështetja më e ulët erdhi nga kantoni Schwyz me 57 për qind po dhe nga ai Appenzell Innerrhoden me 58,3 për qind. Cyrihu tha po me 72,2 për qind, Berna me 70,8 për qind, etj.
Megjithatë, kishte një numër të komunave ku u votua me “jo”, kryesisht në rajonet rurale, përcjell albinfo.ch. Mettembert JU e hodhi poshtë dekretin me pothuajse 79 për qind ndërsa Wiliberg AG pasoi me 75.3 për qind.
Tre të katërtat refuzojnë nismën e ndalimit të vaksinimit të detyruar
Rregullat për vaksinimet mbeten të njëjta edhe pas votimit të bërë dielën. Pothuajse tre të katërtat e popullsisë votuese kundërshtuan nismën popullore “Për liri dhe integritet fizik” të “Lëvizjes Zvicerane për Liri”.
Sipas rezultateve përfundimtare nga kantonet, një shumicë prej 73.7 përqind i thanë jo propozimit. Në shifra absolute, rreth 1,838,500 njerëz votuan kundër dhe 655,000 votuan pro. Pjesëmarrja në votime ishte 44.8 për qind.
Një vështrim në hartën e votimit tregon një Zvicër të bashkuar rreth kësaj pike. Të gjitha kantonet kanë refuzuar nismën. Përqindja më e ulët e refuzimit ishte në Ticino me 64.3 për qind, transmeton albinfo.ch. Nisma u refuzua më qartë në Basel-Stadt me 78.1 për qind.
Ndërkaq, kjo nismë arriti të bindte shumicën e votuesve vetëm në disa komuna. Komunat ticineze të Cerentino dhe Campo (Vallemaggia) votuan më shumë pro me 73.1 përqind dhe 70.4 përqind respektivisht.
Në të kundërt, komuna e Fiez në Vaud e hodhi poshtë nismën në mënyrën më të qartë, me 96.8 për qind. Përqindja e dytë dhe e tretë më e lartë e refuzimit ishte në Berken BE me 90,9 për qind dhe në Chigny VD me 90,2 për qind .
Votuesit e fundosin iniciativën e frenimit të kostos me pothuajse 63 për qind
Nuk ka frenim të kostos në sistemin e kujdesit shëndetësor, të parashikuar në Kushtetutën Federale. Populli dhe kantonet kundërshtuan qartë iniciativën e partisë së Qendrës për uljen e kostove – me 62.8 përqind të votave.
Sipas rezultateve përfundimtare nga kantonet, 1,563,400 votues i thanë jo propozimit ndërsa 927,300 e mbështetën atë. Pjesëmarrja në votime ishte 44.8 për qind.
Një vështrim në hartën e votimit tregon hendekun sipas zonave gjuhësore të vendit. Katër kantone perëndimore (frankofone) zvicerane dhe Ticino (italishtfolëse) mbështetën iniciativën e frenimit të kostos, përcjell albinfo.ch. Në Zvicrën gjermanishtfolëse, të gjitha kantonet e kundërshtuan referendumin – me një votë kundër prej 60 për qind ose më shumë. Jo-ja më e qartë ishte në Appenzell Innerrhoden me 73 për qind. Në anën tjetër të spektrit, kantoni Jura e pranoi iniciativën me 61 për qind, gjegjësisht kundër ishin vetëm 39%.
Votuesit e refuzojnë iniciativën e uljes së primeve me një qartësi të habitshme
Shpenzimet për primet e sigurimit shëndetësor për familjet nuk do të kufizohen në maksimumin prej dhjetë për qind të të ardhurave të disponueshme, siç kërkohej në iniciativën përkatëse popullore. Populli dhe kantonet çuditërisht hodhën poshtë nismën e PS-së për lehtësimin premive – me 55.3 përqind të votave.
Sipas rezultateve përfundimtare nga kantonet, 1,391,400 votues i thanë jo propozimit. 1,124,900 e mbështetën atë. Pjesëmarrja në votime ishte 44.8 për qind.
Një vështrim në hartën e votimit tregon një hendek të thellë gjuhësor. Të gjitha kantonet perëndimore zvicerane dhe Ticino mbështetën nismën e ndihmës për primet, transmeton albinfo.ch. Me përjashtim të kantonit Basel-Stadt, të gjitha kantonet në Zvicrën gjermanishtfolëse e refuzuan atë.
Kundërshtimi më i qartë ishte në Appenzell Innerrhoden me 80 për qind. Në anën tjetër të spektrit, kantoni Jura votoi për iniciativën me 72 për qind.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës