Kosova
Kosova dhe Ballkani po rrezikohen nga dezinformatat ruse
Ballkani Perëndimor po rrezikohet nga dezinformatat e Rusisë, përmes të cilave Moska tenton të pengojë integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Kështu ka paralajmëruar zëdhënësja e Bashkimit Europian në Kosovë, Ioanna Lachana, në një intervistë për platformën “The Geopost”. Sipas saj, Kremlini po tenton të përhapë narrativë pro Rusisë në Kosovë dhe të paraqesë negativisht gjithçka që është pro Perëndimit. Diçka e tillë, sipas saj, mund t’i rrisë tensionet.
“Kemi parë propagandë në lidhje me tensionet ndëretnike, që mund të shpërthejë një luftë e re. Kjo është shumë e rrezikshme, kjo mund t’i rrisë tensionet. Prandaj Bashkimi Evropian ka thënë gjithmonë se dezinfomimi është çështje që prek sigurinë”.
Autoritetet në Prishtinë kanë përsëritur vazhdimisht se përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin përhapen përmes “satelitit të saj, Serbisë”, dhe se shteti rus tenton të përfitojë nga tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarja e BE-së thekson se kur një propagandë e tillë proruse përhapet dhe përsëritet, mund të ketë njerëz që krijojnë ndjesi kundër Perëndimit.
“Nëse informacioni manipulohet, atëherë preket edhe diskursi ynë publik. Ballkani Perëndimor nuk përbën përjashtim. Ne shohim ndikim edhe këtu, sidomos prej Rusisë, e cila tenton të pengojë rrugën e partnerëve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve në Bashkimin Evropian. Natyrisht, askush nuk mund të luftojë vetëm këtë fenomen. Duhet të punojmë bashkë dhe të përfshihen të gjithë”.
Lachanaka përmendur strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara për të luftuar dezinformimin në Evropë, sidomos në Ballkan, e cila përfshin mbështetjen e demokracive, mediave të lira dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca