Futboll
Zvicra publikon listën përfundimtare të lojtarëve me tre shqiptarë
EURO 2024/ Një shqiptar mbetet jashtë
Vetëm gjashtë ditë na ndajnë nga nisja e turneut më të rëndësishëm për Kombëtaret, në Evropës. Mbrëmjen e 14 qershorit, Kampionati Evropian i futbollit do të çelë siparin e këtij ediconi, me sfidën Gjermani-Skoci dhe siç ishte parashikuar edhe më herët, trajnerët kanë filluar të publikojnë listat përfundimtare të lojtarëve të grumbulluar, përcjell albinfo.ch.
Pas Spanjës e Gjermanisë, që zbuluan emrat e 26 lojtarëve të thirrur, pak më herët, gjatë kësaj të premteje, përfaqësuesja e radhës që ka bërë diçka të tillë është Zvicra, me teknikun Murat Yakin, i cili ka zbuluar emrat e të grumbulluarve, ku për fatin e tij të keq i vetmi që ka mbetur jashtë grumbullimit është sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri, pavarësisht se tekniku turk është mjaft i kënaqur me performancën e 24-vjeçarit.
“Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi, ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe në fazën sulmuese, për këtë arsye iu dha përparësi lojtarëve të tjerë”, u shpreh Yakin, pas publikimit të listës, duke e mbajtur kështu Zeqirin, në “pole position”, në rast se një prej lojtarëve ofensiv do të dëmtohet gjatë kompeticionit.
Kështu, me largimin e 24-vjeçarit, në skuadrën e Zvicrës mbeten vetëm tre shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe kapiteni, Granit Xhaka. Ndërkaq, kujtojmë se në ditët në vijim “Helvetët” do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, aty ku do të përgatiten për sfidën e hapës të Evropani, ndaj Hungarisë, më 15 qershor. /i.m /abcnews.al
Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Murat Yakin:
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor