Lajme
Austri: Filmi për dëbimin e familjes kosovare fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër
Sukseset e filmit “Die unsichtbare Grenze” nuk kanë të ndalur
Pas sukseseve të shumta në arenën ndërkombëtare të filmit “Die unsichtbare Grenze”, filmi për dëbimin e familjes kosovare, kësaj radhe fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër në Austri, shkruan albinfo.at.
Në këtë film, pos aktorëve të tjerë, luajnë edhe dy aktorë shqiptarë: Labinot Morina si dhe Vjosa Breitender–Lubeniqi.
Vlen të theksohet se filmi “Die unsichtbare Grenze”(Kufiri i padukshëm) i regjisorit austriak Mag.Mark Gerstofer, bart historinë e një familje nga Kosova, përkatësisht deportimin e tyre nga Austria.
Tutje filmi po vazhdon ende rrugëtimin e tij me suksese të reja.
Kujtojmë se ky film në tetor të vitit të kaluar ka arritur të fitojë çmim “Oscar” për studentë, ndërkohë vetë regjisori austriak, Mag. Mark Gerstofer, i diplomuar në Akademinë e Filmit në Vjenë, fitoi medaljen në kategorinë “Narrative”. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra