Futboll
Mediet italiane e quajnë Kombëtaren e Shqipërisë ‘Hirushja’ e Euro 2024
‘Hirushja’ e Euro 2024, kështu e cilëson Calciomercato në Itali kombëtaren shqiptare dhe atë gjeorgjiane në Euro 2024. Të ndodhur në Grupin B me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, kuqezinjtë e Sylvinhos kërkojnë të lënë shenjë në një grup “ferri”.
Tanimë në Itali kanë nisur të mos kenë shumë besim te ekipi i tyre, teksa kërkojnë të vendosin alarmin. Calciomercato.com shton se pjesa dërrmuese e lojtarëve të Shqipërisë kanë dalë nga Serie A dhe B, teksa janë rrezik për Italinë.
“Shqipëria dhe Gjeorgjia janë ‘Hirushja’ e Euro 24. Janë dy kombëtare që zgjojnë kuriozitetin më të madh mes 24 pjesëmarrëseve. Për Italinë, ky do të jetë kundërshtari i parë, Shqipëria.
Janë rreth 10 lojtarë të thirrur nga Sylvinho që i përkasin Serisë A ose Serisë B, pa përmendur këtu edhe të tjerë që kanë dalë nga Seria A si Manaj, Ajeti, Strakosha. Një Kombëtare solide dhe intriguese, e cila fitoi grupin përpara Polonisë apo çekëve, shkruan shqiptarja. com.
Ndryshe nga pjesëmarrja në 2016, tani Shqipëria është më e pjekur dhe kërkon kalimin në 1/16. Sigurisht që grupi me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën është i ndërlikuar, por ‘shqiponjat’ e dinë se mund të befasojnë”, shkruan ‘Calciomercato’.
Kujtojmë se kuqezinjtë e nisin aventurën më 15 qershor kundër Italisë, për të vijuar më pas më 19 qershor kundër Kroacisë dhe më 24 qershor kundër Spanjës
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?