Lajme
Katër të vdekur dhe 23 të plagosur në një përplasje mes trenave në këtë shtet
Raportohet se të paktën katër persona humbën jetën dhe 23 të tjerë u plagosën pasi një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Republikën Çeke, njoftuan autoritetet të enjten, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, tha se përplasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje vonë, në qytetin Pardubice – rreth 100 kilometra në lindje të Pragës.
Treni i udhëtarëve me shpejtësi të lartë i përkiste kompanisë private RegioJet.
Rakusan tha se asnjë nga të plagosurit nuk ishte në rrezik për jetë.
Ministri i Transportit, Martin Kupka, tha se rruga kryesore midis Pragës dhe pjesës lindore të vendit duhej të mbyllej, ndërsa autoritetet hetonin përplasjen.
“Ne nuk mund dhe nuk do të spekulojmë për shkakun e aksidentit”, tha Kupka.
Shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet.
Kompania shtetërore e trenave, Hekurudhat Çeke, tha se binarët mund të qëndrojnë të mbyllur për gjithë ditën “për shkak të shkallës së aksidentit”.
Ekipet e shpëtimit thanë se më shumë se 300 pasagjerë ishin në trenin me shpejtësi të lartë që po shkonte për në qytetin e Kosice, në Sllovakinë lindore.
Të vdekurit nuk janë identifikuan ende. Drejtuesit e të dy motorëve mbijetuan, tha agjencia çeke e lajmeve.
Pas aksidentit, shtatëmbëdhjetë persona u pranuan në departamentin e urgjencës të spitalit Pardubice.
Kryeministri Petr Fiala e quajti aksidentin ‘një tragjedi të madhe’ dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor